Bando albanese
Shpallje Konkursi e Edicionit të
VIII ,2012
Skadenca: 7 janar 2012
RREGULLA TË PËRGJITHSHME
Ø Konkursi i drejtohet të rinjve deri në moshën 50 vjeç.
Ø Pjesëmarrja është falas.
Tema e Edicionit të VIII 2012 është :
“Pasqyra/Maska”
- Mund të merret pjesë në secilin prej këtyre seksioneve
I. SEKSIONI I POEZSË SË PABOTUAR
1. Poezi e pabotuar dhe jo e vlerësuar asnjëherë me çmim (Maksimumi 50 vargje).
Poezitë vlerësohen edhe në gjuhën origjinale të konkurruesve mjat që të shoqërohen
nga një përkthim në gjuhën angleze , franceze ose italiane. Për poezite e shkruara në gjuhën italiane
është e mirëpritur por jo e detyrueshme, përkthimi në anglisht.
- Le poezitë duhet të dorëzohen brenda datës 7 janar 2011.
a) për postën elektronike adresën valeragruber@alice.it si e bashkangjitur në formatin word ose rtf (një format i ndryshëm mund të jetë shkak i përjashtimit nga konkursi)
Mesazhi i postës elektronike duhet të përmbajë modulin e pjesëmarrjes detyrimisht të plotësuar (shih më poshtë)
b) ose me anë të postës normale : duke dërguar në Gabriella Valera Gruber, Via Matteotti 21 I- 34138 Trieste. Të dhënat anagrafike të autorit duhet të deklarohen në modulin e pjesëmarrjes (shih më poshtë) detyrimisht të plotësuar dhe të firmosur.
ÇMIME
- Çmimi i parë , i dytë , dhe i tretë nga 500 € secili.
- Medalja e Presidencës së Republikës Italiane.
- Konkursi bën pjesë në aktivitet e promovuara nga Shoqata “Poezi dhe Solidaritet” dhe është e lidhur me projekte humanitare. Fituesit janë të detyruar të caktojnë një pjesë të çmimit (200 €) për një qëllim humanitar sipas zgjedhjes së tyre.
- Nominime për botim dhe kupa për të tjera poezi që e meritojnë.
- Dekorata “Sergio Penco”: për poezinë më të mirë për të rinjtë “nën 16 vjeç”
Ø Poezitë e fituesve dhe një përzgjedhje e poezive më të mira botohen pranë shtëpisë botuese IBISKOS,Risolo, sponsor i konkursit (të ardhurat shkojnë në ndihmë të Fondacionit Luchetta-Ota- D’Angelo- Hrovatin, për fëmijët viktima të luftës) si dhe regjistrohen në gjuhën origjinale në CD.
- Nominime nderi dhe çmime të vogla për poezitë më të mira për pjesëmarrësit “nën 16 vjeç”
II. SEKSIONI I DYTË : Teatër (monolog ose dialog ndërmjet 2 personazheve)
Mund të merret pjesë duke dërguar një tekst teatral (max. 5 skeda me 2000 batuta gjithsej). TEKSTE MË TË GJATA NUK MUND TË PRANOHEN.
Tekstet DUHET të jenë detyrimisht të shoqëruara nga një ’ PËRKTHIM SHUMË I MIRË NË ITALISHT: Tekstet do të vlerësohen nga përkthimi, NUK mund të vlerësohen në gjuhën e tyre origjinale:
a a) për postën elektronike adresën valeragruber@alice.it si e bashkangjitur në formatin word ose rtf (një format i ndryshëm mund të jetë shkak i përjashtimit nga konkursi)
Mesazhi i postës elektronike duhet të përmbajë modulin e pjesëmarrjes detyrimisht të plotësuar (shih më poshtë)
b) b) ose me anë të postës normale : duke dërguar në Gabriella Valera Gruber, Via Matteotti 21 I- 34138 Trieste. Të dhënat anagrafike të autorit duhet të deklarohen në modulin e pjesëmarrjes (shih më poshtë) detyrimisht të plotësuar dhe të firmosur.
- ÇMIME
- Çmimi i parë , i dytë , dhe i tretë: Kupë ose dekoratë e personalizuar
Çmime të merituara
- Veprat e vlerësuara me çmim dhe përzgjedhura do të recitohen me partiturë në një teatër të rëndësishëm të qytetit gjatë manifestimeve për dhënien e çmimeve të konkursit.
Rregulla speciale për shkollat
Profesorët mund të dërgojnë frutet (një ose më shumë punime) të një pune kolektive (të një grupi studentësh, të tërë klasës ose ndërmjet klasave).
Këto punime do të shqyrtohen si një prodhim kolektiv dhe vlerësohen për kapacitetin e treguar në to për të nxitur nxënësit në shkrimin poetik.
Për shkollën më të mirë atribuohet një çmim prej 500 € me detyrimin për të zgjedhur bashkë me nxënësit pjesëmarrës një projekt për solidaritetin të cilit i shkon shuma e fituar.
NJE DITE DO T’I DEDIKOHET DHENIES SE CMIMIT TE GRUPEVE SHKOLLORE QE DO TE VINE NE TRIESTE (FITUESIT DHE SHENUESIT) NE MENYRE QE TE GJITHE MESUESIT MUND TE PARAQISIN PROJEKTET E TYRE DHE TE GJITHE NXENESIT MUND TE LEXOJNE POEZITE E TYRE NE NJE SALLE TE QYTETIT, PER T’U NJOHUR DHE PER TE NJOHUR TE TJERET.
Për tre shkollat më të mira do të dorëzohet nominim i veçantë.
Për të gjithë mësuesit dhe klasat dërgohet një çertifikatë pjesëmarrjeje.
Shkollat duhet të dërgojnë punimet me postë në tre kopje në : Gabriella Valera, Via Matteotti 21, 34138 Trieste duke treguar të dhënat e mëposhtme:
Shkolla Klasa Adresa e plotë e Shkollës (Rruga, Nr, Qyteti, Provina, Cap) Telefon i shkollës Fax i shkollës Posta elektronike e shkollës Docenti përgjegjës (Emri dhe Mbiemri) Nr. telefonik dhe posta elektronike e docentit. (ose të referentit).
Është i mirëpritur dërgimi i të njëjtave materiale edhe në postën elektronike : valeragruber@alice.it.
BOTIMI I LISTËS SË KLASIFIKUARVE
Lista e fituesve dhe finalistëve do të botohet ne sitin e konkursit www.castellodiduinopoesia.it.
Fituesve dhe finalistëve u jepet lajmërimi me anë të postës elektronike, me telefon ose me anë postës normale.
Ceremonia e çmimeve do të zhvillohet më 25 mars 2012 në Kështjellën e Duinos.
Moduli i pjesëmarrjes (në seksionin e poezisë dhe të teatrit)
Emri ……………….. Datëlindja………………. Rruga…………….. Qyteti………… Kombësia…………..
Mbiemri ………………….. Telefoni………… E-mail…………….
Titulli i poezisë…………………………..
Deklaratë
Deklaratat janë ligjërisht të vlefshme. Një deklaratë false ndiqet penalisht.
Deklaroj se poezia me të cilën marr pjesë……………………….në Konkursin Ndërkombëtar “Castello di Duino” është vepër e imja, origjinale e pabotuar dhe nuk ka marrë asnjë çmim. Jap pëlqimin për një publikim dhe lexim te mundshëm. Deklaroj se jam/nuk jam anëtar i SIAE-së apo ndonjë shoqatë tjetër të ngjashme për ruajtjen e të drejtës së autorit.